Granit Fetahu, Drejtori i Departamentit për Shërbime Mbështetëse në Policinë e Kosovës është suspenduar sot.
Suspendimin e Fetahut e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës ka pranuar dje rekomandimin për suspendimin e zyrtarit policor, dhe i njëjti është suspenduar përkohësisht sipas rekomandimit të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e policisë.