Sport

Suso largohet nga Milani, drejt transferimit te gjiganti i La Ligas

E ardhmja e Susos nuk shihet te Milani, sidomos pas ndëshkimit të këtyre të fundit nga UEFA.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë e ka dënuar Milanin me dy vite suspendim nga pjesëmarrja në garat e Evropës për mos respektim të rregullave financiare të UEFA-s.

Ky dënim ka bërë që lojtari ta mendojë largimin, me Interin që kërkon shërbimet e tij.

Por, e ardhmja e Susos mund të jetë në La Liga, pasi agjenti i tij Alessandro Lucci ia ka ofruar atë skuadrës së Real Madridit.

Kjo lëvizje mund të finalizohet më lehtë kur dihet se trajneri i ri i Real Madridit, Julen Lopetegui e pëlqen shumë lojën e 24 vjeçarit./Lajmi.net/