Publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi edhe njëherë ka reaguar pas dështimit të Kuvendit të Kosovës, që t’i bëjë votat për projektligjin për marrëveshjen me Malin e Zi.
Ai në një shënim në Facebook ka thënë se nëse qeveria i kishte 61 vota të mjaftueshme për t’u formuar, edhe tani do të duhej t’i kishte 61 deputetë të pranishëm fizikisht dhe me vota për demarkacionin, duke aluduar në mungesën e deputetëve serb.Kjo sipas Surroit është një logjikë e thjeshtë.
Shënimi i plotë:
Nëse Qeveria kishte 61 vota të nevojshme për t’u formuar, duhej t’i kishte edhe sot në sallë 61 deputetët e koalicionit qeverisës , me prani fizike e vota për Projektligjin për demarkacion.
Logjikë e thjeshtë?