Sport

Superliga vjen sot me derbin drenicas Feronikeli-Drenica

Me ndeshjen e djeshme Prishtina-Flamurtari (1-0), kanë nisur sfidat e javës së 23-të të elitës së futbollit tonë.
Kjo fundjave do të vazhdojë sot me derbin e kësaj xhiro e cila luhet në “Rexhep Rexhepi”, ku takohen skuadrat drenicas, Feronikeli-Drenica, sfidë kjo që është tejet e rëndësishme për të dy skuadrat, njëra në garën për titull të kampionit, e tjera për mbijetesë.

Ndërkaq, liderja e tabelës, Trepça ’89 në “Riza Lushta” e pret Lirinë, në një takim ky mitrovicasit llogaritën favorit.Gjithsesi se interesant pritet të jete dhe takimet tjera të kësaj fundjave.

Vala Superliga / Java e 23-të

E shtunë

Feronikeli – Drenica

E diel

Trepça’89 – Liria

Besa – Trepça

Gjilani – Hajvalia

Llapi – Drita

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.