Sport

Superliga e Kosovës, sot zhvillohen tri ndeshje

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë fundjavë për të zhvilluar ndeshjet e xhiros së 20-të.
Elita e futbollit kosovar ka hyrë në javët më të nxehta.

Të premten (sot) zhvillohen tri ndeshje, të cilat edhe hapin javën e 20-të.

Në Gjilan, Drita pret Drenicën që po kalon nëpër një formë shumë të mirë.

Freizaji do të kërkojë fitoren kundër Ballkanit, ndërsa Liria në Prizren pret Gjilanin

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:30./Lajmi.net/