Sot hapet xhiroja e 28-të në Superligën e Kosovës.
Elita e futbollit të Kosovës ka hyrë në një fazë tejet të nxehtë si në garën për titull ashtu edhe për mbijetesë.
Dy skuadrat e kreut, FC Prishtina dhe KF Llapi, do të synojnë fitoret e radhës për të ruajtur hapin në luftën për titull.
FC Prishtina, me fillim nga ora 15:00, takohet me Gjilanin në udhëtim.
Në udhëtim do të luajë edhe KF Llapi, ku takohet me Drenicën në stadiumin ‘Bajram Aliu’.
Ndeshjet tjera të javës së 28-të zhvillohen ditën e diel./Lajmi.net/