Sport

Superliga e Kosovës: Sot zhvillohen dy ndeshje

Xhiroja e 24-të e Superligës së Kosovës sot vazhdon me dy ndeshje tjera.

Në stadiumin e qytetit në Gjilan, skuadër po me këtë emër pret Trepën ’89, në ndeshjen që fillon nga ora 14:00.

Në të njëjtën kohë luhet edhe ndeshja mes Kek-ut dhe Drenicës në Obiliq, shkruan lajmi.net.

Kjo xhiro ka nisur të premte, me Llapin që mposhti Lirinë në Prizren, ndërsa Drita fitoi në Ferizaji.

Xhiroja e 24-të mbyllet me dy ndeshja, ku të dielën Ballkani takohet me Prishtinën, ndërsa Flamurtari në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ pret Feronikelin./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli