Prishtina ka fituar superkupën e Kosovës duke e mundur sot Feronikelin me rezultat 2:1, në stadiumin “Shahin HaxhiIslami” në Pejë.
Skuadra prishtinase e ka nisur mirë sezonin e ri, duke fituar trofeun e superkupës me një gol të Endrit Krasniqit dhe një gol të Ahmet Jonuzit, ndërsa për kampionët në fuqi golin e vetëm e shënoi Behar Maliqi.
Bazuar në lojën e treguar fitorja e Prishtinës është e merituar dhe pse Feronikeli bëri paraqitje të mirë./KP