ShowBiz

Super-modelja shqiptare: Në Shqipëri desh kalova në depresion!

Prej kohësh tashmë, Adrola Dushi është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po vazhdon karrierën si modele dhe po përkujdeset për Troin, djalin e saj.

Ama, ish-Miss Universe Albania ka gjetur kohën dhe i është përgjigjur disa pyetjeve në emisionin Tumb të Aulonës dhe Fatmës.

E pyetur nëse është më mirë në Shqipëri apo në Amerikë, Adrola përgjigjet kështu: “Shqipërinë e dua shumë sepse këtu kam shumë dashuri, kam edhe vëmendjen, por seriozisht, kur po jetoja këtu kalova në fazë depresioni sepse këtu dëgjon vetëm fjalë negative”.

Por, për sa i përket ushqimeve, modelja tregon se më të mirat mbetet ato tradicionale. /Blitz.al/

the authorE B