Barcelona është duke planifikuar të bëjë disa transferime të mëdha edhe në afatin e verës.
Barcelona dëshiron të transferojë edhe disa lojtarë në afatin e verës, por që shpenzoi shuma të majme edhe në afatin e janarit.
Skuadra katalonase e transferoi Frenkie De Jongun nga Ajaxi për 75 milionë euro, ndërsa e ka gati edhe një transfer të madh, përcjell lajmi.net nga Mundo Deportivo.
Matthijs De Ligt i ka bërë me dije skuadrës holandeze se dëshiron t’i bashkohet De Jongut te Barcelona.
Mbrojtësi holandez e do transferimin në ‘Camp Nou’, ndërsa Ajaxi kërkon 60 milionë euro nga shitja e tij. /Lajmi.net/