Chelsea të dielën do të zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij edicionin në Premierligë
Ani pse Chelsea tashmë edhe matematikisht është kampion i ri i Anglisë për edicionin 2016/17, ata duhet të presin deri të dielën për të marrë në duart e tyre trofeun e Premierligës.
Skuadra e Antonio Contes ndeshjen e fundit do ta zhvillojë në Stamfor Bridge, ku do të pres skuadrën e fundit në tabelë, Sunderland.
Për të festuar në mënyrën sa më të mirë këtë trofe, trajneri italian do të luaj me formacionin më të mirë, duke mos kursyer asnjë yll të skuadrës.
Ai dëshiron që në ndeshjen e fundit të argëtojë dhe falënderojë tifozët, të cilët e kanë përkrahur ndeshje pas ndeshje.
Ndeshja ndaj Sunderlandit të dielën do të zhvillohet nga ora 16:00. /Express/






















