Sport

Sulmuesi i Kosovës: Shpresoj se nuk do të bëhemi si San Marino

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, beson se Kosova meritoi më shumë ndaj Ukrainës, ku pësuan humbje 3:0.

Muriqi, i cili debutoi me fanellën e Kosovës, shpreson që Kosova mos të bëhet si San Marino, skuadër që pranon shumë gola, përcjell Gazeta Express.

“Ishte paraqitja ime e parë me fanellën e Kosovës dhe u ndiha shumë mirë”, tha fillimisht ai.

“Nuk merituam humbje ndaj Ukrainës. Kishim raste, goditem edhe shtyllën. Ishalla nuk bëhemi si San Marino. Shpresoj që të mos mësohemi që të pësojmë kaq shumë gola”, shtoi ai.

“Jemi Kombëtare e re dhe kemi nevojë për kohë. Besoj se brenda pak viteve do të flitet shumë për ne”, përfundoi Vedat Muriqi. /Express/