Një person i cili i ka sulmuar me thikë oficerët e policisë në kufirin mes Spanjës dhe Marokut është arrestuar, sipas ministrit të Brendshëm të Spanjës.
Mediat spanjolle raportuar më herët se sulmuesi kishte bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi) teksa i kishte sulmuar oficerët.
Incidenti ndodhi në një zonë mes qytetit të Marokut Beni Enzar dhe qytet të kontrolluar nga Spanja Melilla, raportojnë mediat lokale.
Ministri i Brendshëm i Spanjës, Juan Ignacio Zoido, e konfirmoi incidentin në Twitter.
“Policia spanjolle e arrestoi një person i cili i sulmoi me thikë oficerët në pikëkalimin Beni Enzar,” ka shkruar ai.
Njëri prej oficerëve ka marrë lëndime të lehta.