Aktuale

Sulmon punëtorët e KEDS-it dhe veturën e tyre, arrestohet rahovecasi

Është arrestuar i dyshuari nga fshati Qifllak i Rahovecit, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy punonjës të KEDS-it.

Arsyeja e sulmit mësohet të ketë qenë shkyçja nga rrjeti i rrymës, për shkak të mos pagesës.

I dyshuari pas sulmit ndaj punëtorëve, me mjet të fortë i ka dëmtuar edhe veturën e zyrtarëve të KEDS-it.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/

the authorE B