Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Hashim Hajdini” në Fushë Kosovë, i cili ka sulmuar policët.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull k-Egjiptian pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtaret policorë gjatë detyrës. Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, bëhet e ditur në raport. /Indeksonline/