Aktuale

Sulmojnë policët, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar policët që ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Derisa policia ka qenë duke u marrë me parregullsitë në trafik ka hasur në rezistencën e dy të arrestuarve.Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa, i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është nen hetime nga njësitet kompetente policore./KosovaPress/

the authorE B