Aktuale

Sulmoi policët që po ia kontrollonin veturën, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Rakosh të Istogut, i cili ka sulmuar zyrtarët policorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka sulmuar verbalisht zyrtarët policorë derisa i kontrollonin veturën dhe dokumentet personale. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/

the authorE B