Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi është raportuar se në stadiumin e futbollit të qytetit, pas përfundimit të ndeshjes, ka sulmuar fizikisht gjyqtarin kryesor të takimit.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar. Sipas Policisë, rasti shkon në procedurë të rregullt.