Rajon & Botë

Sulmi në Turqi: 1 i vdekur, 4 të plagosur (Foto)

Të paktën një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur sot në një shpërthim në zyrat qendrore të policisë në qytetin kryesisht kurd në juglindje të Turqisë, Diyarbakir.

Ky qytet është zemër të konfliktit mes qeverisë turke dhe separatistëve kurdë, transmeton Express.

Ministri i Brendshme e Turqisë, Suleyman Soylu, ka thënë se shpërthimi ndodhi derisa automjetet po riparoheshin.

Sulmi erdhi pesë ditë para referendumit të rëndësishëm për t’ia rritur pushtetin presidentit Recep Tayyip Erdogan./Express/

the authorE B