Rajon & Botë

Sulmi në stacionin belg: Arrestohen 4 persona pas një serie bastisjesh

Autoritetet belge njoftojnë se policia i ka arrestuar katër person në një seri bastisjesh në Bruksel, të lidhura me sulmin e dështuar me bombë në stacionin hekurudhor këtë javë.

Zyra e Prokurorit Federal njofton se katër persona janë arrestuar gjatë bastisjeve në lagjen “Molenbeek”, ku shumë ekstremistë kanë jetuar apo kaluar përmes, si dhe në Anderleht dhe Koekelberg.

Nuk është bërë e ditur nëse ndonjë gjë është konfiskuar gjatë bastisjeve. Kjo zyre nuk ka dhënë detaje tjera.

Bastisjet vijnë pasi një burrë e shpërtheu një mjet të martën në Stacionin Qendror të Brukselit, i cili dështoi të shpërthente tërësisht.

Sulmuesi u vra më pas nga ushtarët. Askush tjetër nuk është plagosur.

the authorE B