Dje pasdite, një shtypje me makinë e njerëzve ndodhi në sheshin “Time Square” në New York. Personi që ngiste makinën, sipas BBC, kishte thënë për policinë se “kishte dëgjuar zëra”.
Të paktën një person ka vdekur dhe 22 të tjerë janë plagosur nga kjo shtypje me makinë që Richard Rojar, 26-vjeçar, një veteran i marinës amerikane, pasi u arrestua nga policia kishte thënë se “donte t’i vriste të gjithë”.
Ai kishte thënë në deklaratën e tij për policinë se ka pritur se do të vdesë, sipas burimeve të agjencisë së lajmeve AP, transmeton Gazeta Express.
Ndërsa, sipas Reuters, Rojas tha pas arrestimit “ata duhej të vdisnin, unë doja t’i vrisja”.
Rrugët e sheshit më të famshëm në botë Time Square, një zonë turistike, gjatë këtij rasti u mbushën me turistë dhe makina, për të parë se çfarë ka ngjarë. Megjithatë, policia arriti shpejt ta shpërndajë turmën.
Kjo ngjarje ndodhi saktësisht në rrugën “Burgundy Honda, 45”. Sulmuesi thuhet se voziste makinën me shpejtësi të madhe, dhe kjo çoi deri në shtypjen e 23 personave, 1 i vdekur dhe 22 të plagosur.
Më pas, viktimat u shtrinë për tokë, shumë prej tyre iu ndanë edhe këpucët nga këmbët dhe iu shpërndanë gjërat, por stafi mjekësor që arriti shpejt në vend të ngjarjes, ndihmuan të lënduarit.
Një grua shtatzënë në vendin e ngjarjes kishte thënë “një njeri më tërhoqi nga rruga e makinës që po vinte drejt meje, mendoj se ai më shpëtoi jetën”.
Mirëpo, pas këtij rasti, kryebashkiaku i New Yorkut, Bill De Blasio tha se nuk ka asnjë indikacion që ky rast mund të jetë akt terrorizmi. /