Të paktën 23 persona janë vrarë në dy pjesë të provincës lindore siriane, Deir al-Zor, në sulme ajrore që besohet se u kryen nga koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA-ja, njofton Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Koalicioni ende nuk ka komentuar rreth këtyre raporteve, i cili më herët ka thënë se tenton t’i shmangë civilët në fushatat e saja bombarduese kundër caqeve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, transmeton Express.
Aeroplanët luftarakë, që besohet se i takonin koalicionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja, goditen qytetin al-Bukamal, në jug të kësaj province afër kufirit me Irakun, duke vrarë tre militantë dhe 13 civilë, përfshirë fëmijë, njofton ky grup.
Sipas këtij grupi, shtatë civilë tjerë u vranë në qytetin al-Husainiyah në sulme ajrore të koalicionit ushtarak./Express/