Rajon & Botë

Sulm i talibanëve në Pakistan, 9 të vrarë dhe 35 të plagosur

Nëntë persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur kur talibanët e armatosur sulmuan institutin e bujqësisë në veriperëndim të qytetit pakistanez Peshavar, njoftuan sot autoritetet.

Pjesëtarët e policisë dhe ushtrisë vranë pesë sulmues në mbrojtje të kompleksit.

Grupi taliban në Pakistan Tehrik-e-Taliban ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

the authorE B