Rajon & Botë

Sulm ndaj ndërtesës qeveritare, vritet guvernatori në juglindje të Afganistanit

Militantët talibanë kanë kryer sulme ndaj ndërtese qeveritare në juglindje të Afganistanit, duke vrarë dhjetëra persona, përfshirë edhe guvernatorin lokal, kanë thënë zyrtarët.
Zyrtarët provincial kanë thënë se guvernatori, policia dhe zyrtarët e inteligjencës janë në mesin e të vrarëve në sulmin në qarkun Kvaja Omari, në provincën Ghazni.

Zëvendësshefi i Policisë në këtë rajon, Ali Mogsini ka thënë se 25 luftëtarë talinavë janë vrarë gjatë përleshjeve me policinë.

“Sulmi ka përfunduar dhe qarku është nën kontrollin e forcave të sigurisë afgane”, ka thënë ai.

the authorE B