Një sulm me armë ka ndodhur në një kazino.
Policia në Las Vegas ka bërë të ditur me anë të një Twitteri se i është përgjigjur disa telefonatave për një njeri të armatosur dhe që ka gjuajtur me armë në kazinonë “Mandalay Bay”.
Policia ka kërkuar nga njerëzit që të mos afrohen te zona ku janë raportuar të shtënat.
Për momentin nuk ka të dhëna të tjera në lidhje me këtë ngjarje.