Aktuale

Suharekë: I sëmuri mendor rrah ish-gruan, dërgohet në psikiatri

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i sëmurë mendor në Suharekë ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas dhe familjarëve të saj.

“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është kanosur ajo dhe anëtarët e tjerë të familjes nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar–bashkëshorti i saj i cili sipas viktimës ka shenja të çrregullimeve mendore”, thuhet në raport.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në QMF në Suharekë dhe më pas i njëjti është dërguar në repartin neuropsikiatrik në Prizren. /Indeksonline/

the authorE B