Një person nga fshati Mushtisht i Suharekës ka lajmëruar në polici një person tjetër, për të cilin thotë se e ka mashtruar me dy kartëmonedha prej 50 euro.
Sipas Raportit të Policisë ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në lokalin e tij, ka pranuar dy kartëmonedha prej 50 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Monedhat e dyshuara janë konfiskuar./Indeksonline/