Napoli nuk po heq dorë nga mesfushori i Barcelonës, Denis Suarez
Napoli po insiston që ta transferoj mesfushorin e Barcelonës, Denis Suarez, shkruan e përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo.
Sipas këtij mediumi, klubi nga Serie A i ka ofruar Barcelonës 30 milionë euro për ish anëtarin e Villarealit.
Por, thuhet se Suarez nuk dëshiron që të largohet nga Camp Nou, edhe pse ka konkurrencë të madhe në skuadër.
Mbetet të shihet nëse Napoli do të arrijë ta bindë spanjollin që të transferohet në Serie A deri sonte në mbrëmje, kur edhe do të përfundoj afati kalimtar i transferimeve. /Express/