Sport

Suarez me statistika të frikshme në Ligën e Kampionëve

Luis Suarez është duke shkëlqyer me fanellën e Barcelonës.

Që nga transferimi në Barcelonë, sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, është përmirësuar dukshëm si lojtar. Ai për herë të parë në karrierë arriti shifrën e 50 golave. Suarez e mbylli sezonin që lamë pas me 59 gola në të gjitha garat, duke ia rrëmbyer edhe Këpucën e Artë Cristiano Ronaldos.

Përveç kësaj, Suarez arriti diçka në La Liga që vetëm Crsitiano dhe Messi e kishin bërë. Suarez shënoi plot 40 gola në një sezon të vetëm në La Liga. Rekordin e mban Messi me 50 i ndjekur nga Ronaldo me 48.

Suarez regjistron statistika të mira edhe në Ligën e Kampionëve. Të mërkurën mbrëma ndaj Monchengladbashut, Suarez do të bëjë paraqitjen e 21 me fanellën e Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Në 20 ndeshje deri më tani në Champions, Suarez ka qenë i përfshirë në 24 gola për katalunasit (17 gola, 7 asiste). /Express/