Luis Suarez dëshiron të pensionohet te Barcelona.
Ish sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, shpreson se Barcelona do të jetë klubi i fundit në karrierën e tij si futbollist, përcjell Gazeta Express.
Uruguaiani u transferua te spanjollët nga Liverpooli në vitin 2014 për 75 milionë funte dhe që nga ajo kohë ai ka shkëlqyer në La Liga.
Së bashku me Lionel Messin dhe Neymarin – kanë realizuar 280 gola deri më tani dhe pritet edhe më shumë të rritet kjo shifër pasi treshja e quajtur MSN, duan të luajnë edhe për shumë vite së bashku.
“Kam luftuar shumë në jetën time dhe prej transferimit te Barça kam tentuar ta shijoj, të jem i lumtur dhe të fitoj trofe”, ka thënë Suarez.
“Kam bashkëlojtarë të mrekullueshëm që e bëjnë punën më të lehtë për mua, dhe nuk dua që të largoj asgjë nga vetja, duhet të shënoj më shumë. Shpresoj që të përfundoj karrierën te Barça”, shtoi ai. /Express/