Luis Suarez ka pranuar Këpucën e Artë gjatë ditës së sotme.
Golashënuesi më i mirë i Evropës për stinorin e shkuar, është nderuar me çmimin Këpuca e Artë.
Suarez ka realizuar 40 gola stinorin e shkuar në La Liga, duke ndihmuar Barcelonën që të fitonte titullin e kampionit, transmeton KosovaPress.
Uruguaiani ka shprehur dëshirën që të mbetet në Camp Nou deri në përfundim të karrierës.
“Dua të falënderoj Barcelonën që më ka sjellur këtu duke më mundësuar që të realizoj qëllimet e mija. Bashkëlojtarët e mi kanë merita për të gjithë golat që kam realizuar”, ka thënë Suarez gjatë ceremonisë së pranimit të Këpucës së Artë.
“Kemi një ekip të mrekullueshëm, dhe bashkëlojtarët ma bëjnë më të lehtë për të shënuar gola”.
“Shpresoj që ta mbylli karrierën këtu te Barca edhe pse më duhet që të qëndroj në nivelet më të larta, në mënyrë që të mund të konkurroj me të tjerët”.
Suarez ka realizuar gjithsejtë 93 gola në 108 paraqitje me Barcelonën, prejse është transferuar nga Liverpooli në vitin 2014.