Sport

Sturridge përfundon në Itali

Anglezi është i interesuar të kalojë tek Sevilla, por spanjollët ende nuk kanë arritur ta bindin Liverpool, gjë të cilën mund ta shfrytëzojë gjiganti italian InterInter synon blerjen e Daniel Sturridge këtë afat kalimtar, por anglezi po shpreson që Sevilla t’i bëjë një ofertë më serioze.Skuadra që tani drejtohet nga Vicenzo Montella konsiderohet zgjedhja e parë për sulmuesin anglez, por spanjollët ende nuk kanë bindur Liverpool me ofertën e tyre.

Këtë situatë mund ta shfrytëzojë fare lehtë Inter, që ka hyrë seriozisht në garë për shërbimet e 28 vjeçarit.Sturridge këtë sezon asnjëherë nuk është parë si preferencë e trajnerit Jurgen Klopp, që fazën e sulmit po ia beson Sadio Mane, Firmino dhe Mohamed Salah.