Përmbytjet e shkaktuara në Vietnam vranë 37 vetë, një nga shifrat më të larta të vdekjeve të regjistruara në vend nga përmbytjet, tha agjensia për parandalimin e katastrofave të enjte, shkruan Reuters, transmeton Indeksonline.
Dyzet persona humbën dhe 21 të tjerë u plagosën pasi shiu shkaktoi rrëshqitje të tokës dhe përmbytje, kryesisht në Vietnam veriore dhe qendrore.
“I gjithë fshati ynë kishte netë pa gjumë … është e pamundur të luftohet kundër këtij uji, është më i forti”, u citua të thoshte Ngo Thi Su, një banor në provincën Hoa Binh veriperëndimore, për televizionin shtetëror të Vietnamit (VTV) .
Vietnami shpesh vuan nga stuhitë dhe përmbytjet shkatërruese. Më shumë se 200 njerëz u vranë gjatë stuhive vitin e kaluar.
Vërshimet e fundit goditën Vietnamin të hënën.Në një raport, thuhet se më shumë se 17,000 familje janë evakuuar dhe më shumë se 200 shtëpi kanë rënë, ndërsa rreth 18,000 shtëpi të tjera janë zhytur ose dëmtuar.
Rritja e nivelit të detit gjithashtu po kërcënon vijën bregdetare të Vietnamit më shumë se 3.260 km (2.000 milje), duke rezultuar në një përmbytje më të madhe të rajoneve bregdetare të ulëta, erozionit dhe ndërhyrjes së ujit të kripur, shkruan Reuters, transmeton Indeksonline.
Përmbytjet kanë prekur gjithashtu shtatë nga 77 provinca në Tajlandë.