Rajon & Botë

Stuhia bën “kërdi” në Moskë, 12 të vdekur dhe mbi 120 të lënduar (Foto/Video)

Dymbëdhjetë veta gjetën vdekjen dhe të paktën 125 u plagosën në Moskë dhe në rajonin e Moskës, duke përfshirë 17 fëmijë, si rezultat i stuhisë së të hënës, sipas një raporti nga Qendra Gjithë-Ruse e Mjekësisë së Fatkeqësisë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, stuhia çrrënjosi pemët dhe dëmtoi çatitë e ndërtesave.

Burimet nga shërbimet e emergjencave më parë u kanë thënë TASS se një person kishte gjetur vdekjen nga një pemë në rënie në jugperëndim të Moskës.

Gjithashtu bëhet e ditur se aeroportet e Mosodës në Domodedovo dhe Sheremetyevo kanë anuluar 13 fluturime dhe vonuan 33 të tjerë për shkak të motit të keq.

the authorE B