Dy njerëz kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar, përderisa Stuhia Ali kaloi nëpër Irlandë të Veriut, Skoci Qendrore dhe Angli.
Përgjatë ditës, mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike, rrugët u bllokuan nga pemët që era e fuqishme i nxori me rrënjë dhe shërbimet e trenave u anuluan.
Madje, në Skoci fëmijëve iu ndalua të ecnin në këmbë nga shtëpia për në shkollë, për shkak të rrezikut nga era e fuqishme.
Një video e publikuar në Facebook, tregon efektin e Stuhisë Ali në Angli. Shikojeni më poshtë: