Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nuk kanë treguar interesim për të mbështetur kërkimet shkencore.
Kështu u tha sot në konferencën shkencore që po mbahet në Prishtinë e organizuar nga Instituti i studiuesve shqiptarë “Alb-Shkenca”.
Drejtori i Institutit Gentian Zymberi, tha se në këto 10 vjetët e fundit nuk i është dhënë vëmendje e duhur kërkimit shkencor, as nga institucionet dhe as nga aktorët e tjerë.
Sipas tij mungojnë fondet për të mbështetur kërkimin shkencor, e gjithashtu mungojnë edhe kushtet në laboratorë dhe kushte tjera./KosovaPress/