Arsim & Kulturë

Studentët e Kolegjit AAB u certifikuan për pjesëmarrjen në trajnimin “Motivimi në karrierë”

olegji AAB në bashkëpunim me organizatën NGO “Lady” mbajtën seminarin “Motivimi në Karrierë”, ku pjesëmarrës ishin më shumë se 50 të rinj nga e gjithë Kosova, të cilit, pas përfundimit të këtij trajnimi, u pajisën edhe me certifikata.
Ky seminar kishte për qëllim orientimin e studentëve drejt mundësive profesionale dhe zhvillimin e tyre personal.

Gjithashtu synimi i këtij programi ishte identifikimi, fuqizimi, dhe shqyrtimi i aftësive të të rinjve për t’iu mundësuar atyre zhvillimin e karrierës drejt punësimit apo vetë-punësimit.

Në këtë seminar gjithashtu u diskutua edhe për sfidat e mundshme gjatë rrugëtimit profesional si dhe për tejkalimin e tyre.

Studentët pjesëmarrës u shprehën të kënaqur që vijuan këtë seminar, duke thënë se seminaret dhe trajnimet e tilla, për ata janë gjithmonë të mirëseardhura.

Kujtojmë se studentët e Kolegjit AAB gjatë vitit akademik, krahas ligjëratave dhe ushtrimeve në kuadër të fakulteteve përkatëse, kanë qenë të angazhuar edhe në shumë aktivitete dhe trajnime të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

the authorE B