Kevin Strootman do të luajë në ndeshjet ndaj Milanit dhe Juventusit.
Mesfushori holandez ishte dënuar me dy ndeshje mos lojë për shkak të simulimit që kishte bërë në derbi me Lazion në fundjavën e shkuar, me ç’rast me karton të kuq ishte ndëshkuar futbollisti kundërshtar Danilo Cataldi.
Roma nuk e kishte pranuar këtë vendim dhe ka bërë apel për heqje të dënimit të lojtarit, ndërsa sot ka marrë përgjigje pozitive nga federata italiane se lojtari mund të luajë qysh në ndeshjen e ardhshme, transmeton KosovaPress.
Klubi nga kryeqyteti italian, ka dy ndeshje të vështira në program, pasi që fillimisht këtë javë ndeshet me Milanin në Olimpico, ndërsa një javë më vonë udhëton drejt Torinos për t’u përballur me kampionët e Juventusit.