Kevin Strootman ka thënë se nuk është duke menduar për Juventusin, por vetëm për Romën
Ditëve të fundit është shkruar se Juventus është gati të paguajë 40 milionë euro për mesfushorin e Romës, Kevin Strootman.
Por, vetë lojtari tha se është i fokusuar vetëm te Roma.
“Juventus? Nuk kam folur me askënd. Nëse ju shkruani diçka, nuk do të thotë që unë duhet të përgjigjem”, tha Strootman.
“Unë po mendoj vetëm për Romën. Unë jam gjithmonë në fushë, në stërvitje me lojtarët dhe nuk kam pse u përgjigjem këtyre pyetjeve”. /Express/