Sport

Strakosha zbulon diçka interesante pasi priti penaltinë e Dybalas

Strakosha ka zbuluar se para ndeshjes me Juventusin kishte vendosur se nëse do të ketë penalti, do të hidhej në të djathtë.

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, ia ka siguruar tri pikë Lazios kundër Juventusit duke pritur penaltinë e Paulo Dybalas në fund të ndeshjes, e cila përfundoi 2:1, shkruan Gazeta Express.

Portieri i Shqipërisë pas ndeshjes deklaroi se vendimi për t’u hedhur në të djathtë, andej kah ekzekutoi Dybala penaltinë, ishte marrë para ndeshjes.

“Kjo fitore është falë gjithë ekipit, stafit dhe gjithë tjerëve, jo paraqitjeve individuale. Vuajtëm si ekip dhe në fund triumfuam për të marrë tri pikë. Mendoj se e merituam fitoren pasi dhamë gjithçka në fushë. Në fund më ndihmoj zoti për të pritur atë penalti për të arritur një fitore të madhe”, tha fillimisht Strakosha.

“Gjatë analizave që kemi bërë për këtë ndeshje, kam folur me Grigionin dhe babain tim dhe vendosëm se nëse do të ketë penalti duhet të hidhem në të djathtë. Ishim me fat pasi rezultoi veprim i duhur. Ne e merituam në fund fitoren”, theksoi mes tjerash portieri i Kombëtares. /Gazeta Express/