Thoma Straosha është portieri i dytë më i mirë në Serie A, pas yllit të Milanit, Gianluigi Donnarumma
Portieri shqiptar, Thoma Straosha ka pasur një sezon të paharrueshëm te Lazio. Ai e zëvendësoi me sukses portierin e lënduar të Lazios, Federico Marchetti
Pas debutimit në Serie A në ndeshjen kundër Milanit në “San Siro”, Strakosha nuk u ndal më, duke fituar ndeshje pas ndeshje besimin e stafit dhe trajnerit Simone Inzaghi.
Sezoni i 22-vjeçarit shqiptar është pothuajse perfekt dhe këtë e vërtetojnë edhe statistikat pasi ai mban vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm të pritjeve.
Nëse Gianluigi Donnarumma mban vendin e parë me 75.7, Strakosha e ndjek me 73.3 duke lënë pas portierin e Romos, Wojciech Szczęsny me 72.9%.
Sezoni i Strakoshës u mbyll me 33 gola të pësuar dhe 7 ndeshje ku ruajti katërkëndëshin të paprekur mes kampionatit dhe Kupës së Italisë. /Express/