Sport

Stones: Guardiola është trajneri më i mirë në botë

John Stones, përforcimi i ri i Manchester Cityt, e ka lavdëruar trajnerin spanjoll, Pep Guardiola

Ylli i Anglis, John Stones ka zbuluar se Pep Guardiola ishte arsyeja kryesore që vendosi t’i bashkohej Manchester Cityt.

Reprezentuesi i Anglisë u transferua për 47 milionë funte nga Evertoni te gjiganti nga Etihad, përcjell Express.

“Nuk të vjen shpesh mundësia për të punuar me trajnerin më të mirë në botë dhe të transferoheni në një klub të madh, i cili luan edhe në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Stones.

“Unë ndjeva se ishte koha e duhur për mua për të lëvizur dhe për të bërë përurime në karrierën time”, ka theksuar Stones i cili debuto me Citun në ndeshjen ndaj Sunderlandit. /Express/