WhatsApp ka mundësuar në platformën e saj “sticker” që mund t’i përdorni për t’iu dërguar urime familjes dhe miqve tuaj.
Kohët e fundit, “stickers”-ët e WhatsApp-it kanë fituar popullaritet në mesin e disa përdoruesve, e cila po iu mundëson afërsi me miqtë dhe familjen e tyre, transmeton lajmi.net.
Ndërsa Ramazani po “troket në derë”, WhatsApp ka mundësuar për palë të treta dhe përdorues “sticker”-ët për Ramazan.
Ju mund t’i përdorni këto aplikacione për të dërguar urimet për ardhjen e Ramazanit.
Ja si mund ta bëni atë:
Instaloni çdo aplikacion që përmban “sticker” të Ramazanit nga aplikacionet në dispozicion. Sapo të hapni aplikacionin, do të shihni një listë të “sticker”-ëve të Ramazanit.
Shkarkoni “sticker”-in që dëshironi dhe shtojeni në WhatsApp.
Sidoqoftë, nëse shkarkoni një pako “sticker”-ësh nga një aplikacion i caktuar, sigurohuni që mos ta fshini atë nga smartfoni juaj. Fshirja e tij nënkupton edhe fshirje automatike të “sticker”-ëve të Ramazanit. /Lajmi.net/