Për këngëtaren Rezarta Shkurta dita e sotme është padyshim një nga më të lumturat në jetën e saj, pasi si sot 4 vjet më parë vogëlushja e saj Hera erdhi në jetë.
Përmes disa postimeve të Instagram ajo ka treguar emocionet e kësaj dite duke shkruar: “Me duket sikur dje mora vesh lajmin qe nje princeshe do te vinte ne jeten tone, akoma kam ne buzet e mia shijen e puthjes se pare. Te duam engjelli jone! Hera bebja ime e vogel , sot 4 vjec,”-përfundon Rezarta shkrimin e saj bashkangjitur me një foto të Herës kur ishte ende foshnje.
Gjithashtu përmes Instastories ajo ka treguar se pas orës 12, Hera ka hapur dhuratat e saj të shumta dhe gjithashtu ka shijuar edhe tortën me fytyrën e Minit, një nga personazhet më të njohura të filmave vizatimorë.
Vogëlushja është frut i martesës e Rezartës me nipit e diktatorit të ndjerë Enver Hoxha, Ermali, i cili aktualisht gjendet në burg për shkak të akuzave për trafikim droge.
Ndërkohë sa i përket karrierës muzikore nuk dihet nëse Shkurta do të sjellë ndonjë produksion të ri muzikor, pas këngës dedikuar bashkëshortit apo do të vijojë të jetë e fokusuar në biznesin e saj./Gazeta Express/