“Secili nga ne jemi të lirë të besojmë atë që duam. Mendoj që shpjegimi më i thjeshtë është se nuk ka Zot. Askush nuk e krijoi universin tonë, dhe askush nuk e drejton fatin tonë”, thoshte fizikanti dhe kozmologu i shquar, Stephen Hawking.
Stephen Hawking mendonte se në univers ekziston një “dizajn i madh” që nuk ka të bëjë fare me Zotin. Shkenca po afrohet me “Teorinë e gjithçkaje”, dhe kur të ndodhë, do ta njohim dizajnin e madh, thoshte ai.
Stephen Hawking thotë “Nuk ka Zot”
Stephen Hawking në përgjithësi është konsideruar si një nga njerëzit më të mençur në planetin Tokë. Ai është një fizikan dhe kozmolog i famshëm në botë, i cili ka marrë shumë çmime për punën e tij në fushën e kozmologjisë, fizikës kuantike, vrimave të zeza dhe natyrës së kohës hapësinore.
Stephen Hawking tha se Zoti nuk ekzistonte duke shtuar “Unë jam ateist”. Hawking bëri këtë deklaratë në vitin 2014 gjatë një interviste me gazetarin Pablo Jauregui, medium në gjuhën spanjolle.
Kur u bë Hawking ateist?
Hawking mendohet se ka qenë ateist që nga mosha e hershme. Familja e tij ishte e krishterë, por në realitet ata ishin ateistë, shkruan oëlcation.com, transmeton Gazeta Express.
Gjatë shkollimit në kolegj ai u njoh nga të tjerët si ateist. Gruaja e tij e parë quhej Jane, çifti u martuan në vitin 1965 dhe u divorcuan në vitin 1995. Ata kurrë nuk ishin në një linjë sa i përket çështjes fetare, Jane ishte krishtere e devotshme.
Deklarata e Hawking-it që mohon ekzistencën e Zotit nuk duhet të ketë ardhur si një befasi për njerëzit. Ndër vite, Hawking ka dhënë shumë deklarata që kundërshtojnë besimet fetare.
“Ne jemi vetëm një race e përparuar e majmunëve në një planet të vogël. Por ne mund ta kuptojmë Universin. Kjo na bën të ndihemi të veçantë”, deklaronte fizikanti.
“Ekziston një dallim themelor midis fesë, e cila bazohet në autoritet dhe shkencë, bazohet në vëzhgimin dhe arsyen. Shkenca do të fitojë sepse funksionon”, pohonte ai.
Hawking ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare./Gazeta Express