Aktuale

Stefanoviq: Nuk ka tela që do të ndalonin emigrantët

Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq ka thënë sot se në Serbi aktualisht janë rreth 6 mijë emigrantë që jetojnë aty.

Siç raportojnë mediat serbe, Stefanoviq ka theksuar se vendimet individuale të disa vendeve, si Hungaria në lidhje me emigrantët nuk e zgjedhin problemin, por e thellojnë atë, transmeton Indeksonline.

Duke folur për ngritjen e telave nga hungarezët, ai tha se nuk ka asnjë pengesë që mund t’i ndal emigrantët, të cilët tani sipas tij, do të gjejnë rrugë alternative për të emigruar. /Indeksonline/

the authorE B