Ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi ka qëndruar sot në Llap për ta vizituar statujën e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Ministrja thotë se statuja është në përfundim e sipër, duke u shprehur e bindur se shumë shpejt kjo statujë do të jetë e gatshme.


Dumoshi tutje shtoi se përmes kësaj statuje do të kujtohet vepra e Vokrrit, i cili konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori të Kosovës. /Gazeta Express/
