Reali i Madridit sonte do të përballet me skuadrën PSG-së në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, shkruan infokusi.
Rreziku më i madh për portën e parisianeve padyshim se do të jetë Cristiano Ronaldo i cili ka shënuar dy nga tre golat e Realit në takimin e parë të zhvilluar në Santiago Bernabeu.
Cristiano Ronaldo ka arritur të shënoj 30 gola në çdo nëntë sezonet e fundit për Real Madridin në të gjitha garat.
Këto statistika tregojnë shumë para sfidës mjaft të rëndësishme për të dyja skuadrat.