Ecuria e jashtëzakonshme e ndeshjeve pa disfatë e Kosovës e ka lënë të mahnitur bastoren e famshme angleze sportive, Bet365, e cila i cilëson “Dardanët” si skuadrën më në formë të Evropës.
Kosova e vazhdoi ecurinë e ndeshjeve pa disfatë me barazimin 1:1 në ndeshjen e mbrëmshme në Podgoricë kundër Malit të Zi. Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020, transmeton Gazeta Express.
Edhe pse Kosova e kishte qëllim ta fitonte këtë ndeshje, pasi që tre pikët do ta kishin ngritur atë në pozitën e dytë në tabelën e Grupit A, bastorja Bet365 mbeti e mahnitur nga forma e Kosovës që megjithatë s’e arriti qëllimin e saj të premten.
“Ekipi kombëtar më në formë në Evropë”, shkruan Bet365 për Kosovën, pasi që thekson se Kosova i ka zhvilluar 13 ndeshje pa pësuar disfatë, duke i lënë prapa vetes disa ndër kombëtaret më të mëdha botore.
International matches unbeaten:
Kosovo – 13
Portugal – 9
Denmark – 8
Germany – 4
France – 4
Spain – 3
Belgium – 2🇽🇰 The most in-form national team in Europe. 🙌 pic.twitter.com/sftjY0b2Cg
— bet365 (@bet365) June 7, 2019
Portugalia renditet pas Kosovës me nëntë ndeshje pa disfatë, pastaj vijnë Danimarka me tetë, Gjermania me katër, Franca me katër, Spanja me tri dhe Belgjika me dy.
Kosova i ka fituar tetë nga këto 13 ndeshje të zhvilluara, ndërsa në shtatë prej tyre e ka mbajtur portën e paprekur. Për më tepër, “Dardanët” i kanë shënuar 25 që nga fillimi i vitit 2018. /Gazeta Express/