Aktuale

Stafit të Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq po planifikon të hyjë sot në territorin e Kosovës, ani pse ai nuk ka lejë nga autoritetet kosovare.

Burimet e Indeksonline nga Veriu tregojnë se stafi i Gjuriqit ka tentuar të futet sot në Kosovë, mirëpo është kthyer prapa në kufi nga Policia e Kosovës. Në makinat e ktheyra prapa nuk ka qenë Gjuriq.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka shtuar masat e saj në Vëri për të zbatuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, që të mos lejojë ministrat serb të futen në Kosovë sepse të njëjtit nuk kanë leje./Indeksonline/

the authorE B